Paris-New York per 1.5 ore.

Pas shume ideshe qe nga udhetimet me low cost
, apo ato me rreze te shkurter udhetimi, apo akoma me tej, udhetimet me gjigande te tille si Airbus 380, tani, kur edhe kriza qe perfshiu kete sektor sidomos pas tragjedise se 11 Shtatorit, gjigandi europian Eads, do te prezantoje sot ne sallonin e aeronautikes ne Bourget, Zero Emission Hypersonic Transportation(Zehts) i cili eshte nje avion me energji te paster dhe qe ka synimin dhe ambicien te jete Concord-i i viteve dy mije.


Ky tip aeroplani do te kete nje kapacitet prej 100 pasagjeresh, rreze udhetimi 10 mije km, shpejtesi 4.800 km/ore dhe do te perballoje forca centrifugale te barabarta me Mach 4.


Ne baze te ketyre parametrave, ky avion do te mbuloje distancen Paris-Tokio ne 2.5 ore, nga 11.5 qe duhen tani, si dhe distancen Paris-New York ne 1.5 ore nga 7.45 ore qe i duhen tani.
Cmimi i biletes...8 mije euro.
Avioni do te mund te fluturoje deri ne 32 km mbi nivelin e detit, nga rreth 11 qe eshte norma e fluturimeve sot.

(ikub.al)



No comments:

Post a Comment