Papunësia rrit rrezikun e divorcit për meshkujt

Sipas një studimi, meshkujt e papunë kanë më shumë gjasa të divorcohen nga gratë e tyre që punojnë. Edhe meshkujt, të cilët janë relativisht të lumtur me martesën e tyre, kanë më shumë gjasa të largohen nëse nuk janë në punë, thonë studiuesit.

Kjo është për shkak të presionit ndaj burrave për të qënë mbajtësit e familjes, edhe pse presioni social që dekurajon femrat ndaj punës jashtë shtëpisë tashmë është praktikisht jo-ekzistues. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment