110,000 dollarë për pistoletën e Al Capone-s!

Me çmimin e 110,000 dollarëve (67,250 stërlina) u shit në një ankand të shtëpisë Christie’ s, në Londër, një pistoletë që i përkiste gangsterit të famshëm amerikan Al Capone.

Pistoleta Colt.38 u shit nga një koleksionist privat. Për më tepër paraqiti edhe një letër personale të Madlin Capone Moricetti, e veja e Ralph Capone, vëllai i Al-it, me të cilën vërteton se arma ”i përkiste dhe është përdorur vetëm nga Al Capone.”

Blerësi i armës së ”nxehtë” , i cili mbeti anonim, dha shifrën më të lartë në ankand, përmes internetit.

Pistoleta në fjalë u prodhua në maj të 1929, vetëm pak muaj pas masakrës së ditës së Shën Valentinit në Çikago, në të cilën u vranë shtatë njerëz nga përplasja mes bandave, midis tyre edhe ajo e Capone-s, në periudhën e ndalimit të alkoolit.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment