Papandreu kërkon besimin e Parlamentit.

Kryeministri grek Jorgo Papandreu ka kërkuar sot besimin e Parlamentit dhe një “marrëveshje kombëtare” mes të gjitha partive, për të kaluar krizën ekonomike, që sipas tij ka arritur në “një moment jetik”.

Papandreu ka deklaruar se qeveria e re do të korrigjojë padrejtësitë që kanë dalë nga masat e ndërmarra deri tani për t’i bërë ballë krizës.

“Në gjirin e krizës kanë depërtuar spekulatorë që bëjnë projekte të rreme dhe që duan falimentimin e Greqisë”, ka pohuar Papandreu.

Athina duhet të miratojë masat anti-krizë në mënyrë që të sigurojë ndihmat financiare nga FMN dhe BE, por aktualisht qeveria ndodhet në vështirësi.

Edhe pse riformatoi kabinetin, Papandreu humbi dy deputetë nga partia e tij, Pasok, për shkak se nuk pranonin planin e masave anti-krizë.

(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment