Kriza greke prek edhe Gjirokastrën.

Bizneset e qarkut të Gjirokastrës po përballen me vështirësi ekonomike.
Shkak për këtë është ndikimi i vendit fqinj, Greqisë, që vijon të përballet me një krizë të thellë ekonomike.

Kreu i dhomës së tregtisë në Gjirokastër, Mustafa Devolli ka deklaruar se zhvillimi i bizneseve në këtë qark është vështirësuar në mënyrë të ndjeshme, për faktin se shumë prej tyre operojnë me shtetin grek, duke nisur nga sektori i ndërtimit, supermarketet, etj.

“Bizneset kanë marrë masa për të mbijetuar në treg”, tha ai.

Sipas tij, veprimtaria e përbashkët import-eksport nuk është në nivelet e mëparshme dhe bizneset vendase janë të detyruar të veprojnë me çmime më të ulëta, për të mos humbur pozicionin e tyre në treg.

Edhe pse sipas Devollit fuqia punëtore në biznese nuk është ulur, në shumë prej firmave po operohet me periudha sezonale.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment