Operacioni anti-mafia në Itali vë në pranga 151 persona

Mediat italiane bëjnë me dije se policia italiane ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një operacion anti-mafie me qëllim shpartallimin e organizatës “Drageta”. Operacioni u mbyll me sukses me 151 të arrestuar dhe 40 të hetuar.

Nga i njëjti burim mësohet se policia ka goditur filialet e mafias kalabreze në veri të Italisë, konkretisht në Torino, Milano dhe Modena.

Nërkohë që 148 persona që u arrestuan janë dërguar menjëherë në burg, me urdhër të prokurorit, ndërsa të tjerët ndodhen në arrest shtëpie.

Të arrestuarit akuzohen për aktivitete të tipit mafioz, armëmbajtje pa leje, trafik droge, zhvatje të pasurive, shantazhe dhe dhënie parash në formë fajdesh, përdhunime etj.

Gjatë dekadave të fundit, Ndrangheta është bërë organizata kriminale më e madhe dhe më e rrezikshme e shtetit italian. Tre të tjerat janë Kamorra në zonën e Napolit, Cosa Nostra në Siçili dhe Sacré Corona Unita në Puglia.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment