Franca dhe Britania paraqesin rezolutën për Sirinë

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Britania dhe Franca do të paraqesin së shpejti një draft-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila dënon “represionin” që ushtron regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Kameron gjatë fjalimit që mbajti nga podiumi i parlamentit, tha se rezoluta do të kërkojë “përgjegjshmëri dhe aksion humanitar”.

“Nëse dikush voton kundër rezolutës ose vë veto ndaj saj, ajo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Kameron.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaron në emër të Rusisë, së nuk është dakort me idenë e një rezolute të Kombeve të Bashkuara, për të dënuar regjimin e Asadit për mizoritë e dyshuara kundër protestuesve.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment