Obama luan golf me “kritikantin e tij më të ashpër” kongresmenin republikan Xhon Bejnër

Presidenti amerikan Barak Obama po luan sot golf me një nga kritikët e tij më të ashpër, kongresmenin republikan Xhon Bejnër.

Kishte disa muaj që pritej zhvillimi i ndeshjes pranë bazës së Forcave Ajërore, Andrews, në rrethinat e Uashingtonit.

Siç thonë analistët, Presidenti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Bejnër kanë marrëdhënie të mira pune dhe e respektojnë njëri tjetrin por kanë patur përplasje mbi disa çështje të mëdha, përfshirë buxhetin, transmeton VOA.

Ndihmësit e tyre shpresojnë që loja miqësore të jetë një mundësi që dy udhëheqësit të diskutojnë mbi problemet e vendit dhe t’i afrohen arritjes së një marrëveshjeje.
(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment