Diarra, i lumtur të mbetet në Real

Menaxheri i Lassana Diarrës ka mohuar spekulimet se mesfushori është në konflikt me klubin e tij, Real Madrid. Ish-futbollisti i Portsmouthit nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos në sezonin e fundit dhe spekulohet se mund të largohet nga klubi, gjatë kësaj vere.

Mirëpo, menaxheri i tij, John Williams ka insistuar se Diarra nuk insiston rreth largimit nga Santiago Bernabeu.

“Futbollisti dëshiron të bëjë të qartë se e respekton klubin dhe nuk ekziston asnjë konflikt. Mundësia e shitjes së tij nuk përfaqëson dëshirën e futbollistit”, tha Williams për Marca.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment