Numërohet njësia 4, Basha kryeson

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar edhe në njësinë bashkiake numër 4.
Në proces janë përfshirë 160 kutitë e 43 qendrave të votimit të njësisë bashkiake nr. 4 që përkon me KZAZ-në nr. 48 në Tiranë.

Pas mbylljes së numërimit, kandidati demokrat, Lulzim Basha vazhdon të ruajë avantazhin ndaj rivalit Rama me 78 vota.


12:12Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e fletëve të hedhura gabim për minibashkinë 4 në kryeqytet.

Mbledhja vazhdon të shoqërohet me debate nga ana e përfaqësuesve të PS-së lidhur me integritetin e kutive dhe mospërputhjen e kodeve të sigurisë.

Në total, që nga nisja e rinumërimit janë hapur 474 kuti dhe Basha ruan avantazhin me 78 vota, në krahasim me Edi Ramën.

10:25 - Edhe sot do të vijojë numërimi i fletëve të kontestuara të hedhura gabim. Komisioni Qendror i do të numërojë sot fletët e hedhura gabim për minibashkinë 4, përkatësisht me KZAZ-në 48 në kryeqytet.

Mbeten për t’u numëruar edhe 1319 kuti nga 1793 gjithsej. Këto kuti i përkasin 8 njësive bashkiake në kryeqytet ku janë numëruar njësitë 1,2 dhe 3.

Ndërkohë pas numërimit të kutive të 3 njësive bashkiake kandidati idjathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha është në avantazh me 76 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama.



(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment