Numërimi në KQZ, Basha 91 vota para Ramës

Numërimi i votave të hedhura në kutitë gabuara në njësinë bashkiake numër dy në Tiranë ka thelluar edhe më tepër avantazhin e kandidatit të mazhorancës, Lulzim Basha. Sipas të dhënave nga numërimi i votave deri në orën 12:00, Basha është 91 vota para kandidatit të opozitës, Edi Rama. Gjatë numërimit të votave të kontestuara nuk kanë munguar kontestimet dhe debatet mes përfaqësuesve të PS dhe kreut të KQZ-së, Arben Ristani, për procedurën. Përfaqësuesit e PS-së kanë kundërshtuar gjendjen e kodeve të sigurisë në disa prej kutive të hapura në njësinë numër dy.

Ndërkohë që nga numërimi i djeshëm, i votave të kutitë e njësisë bashkiake numër 1, Luzlim Basha ruajti avantazhin prej 83 votash.



(noa.al)

No comments:

Post a Comment