Adoleshenti britanik thyen rekordin në Everest

Një adoleshent 16-vjeçar nga Britania është njeriu më i ri në moshë që arrin të ngjitet në majën e malit të Everestit, që është edhe pika më e lartë në botë.

George Atkinson nga qyteza e Surbiton në Britani u ngjit bashkë me skuadrën e alpinistëve në lartësinë 8 mijë e 850 metra të malit Everest në ditën e enjte të 26 majit. Lajmin e konfirmoi në web site grupi i alpinistëve britanikë Adventure Peaks.

Në raportim thuhet se rruga kaloi në zonën Tibetiane që ndan kufirin midis Nepalit dhe Kinës. Atkinson-it i duheshin dhe 3 ditë të mbushte 17 vjeç dhe në këtë mënyrë ai arriti të thyejë rekordin që deri më tani e ka mbajtur amerikani Johnny Collinson që është ngjitur në këtë lartësi në moshën 17-vjeçare.

Alpinistët thanë se George Atkinson ka thyer një rekord botëror por deklarata nuk mund të konfirmohet zyrtarisht pasi qeveria e Nepalin nuk komenton për aktivitetet që ndodhin në zonën kineze të malit. Por sipas web site të BBC thyerja e rekordit është konfirmuar nga Këshilli Britanik i Alpinistëve. Në moshën 11-vjeçare Atkinson është ngjitur në malin më të lartë të Afrikës, Kilimanjaro.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment