Ngjarje shok: Detyrojnë shqiptarin të bëjë seks oral para të burgosurve

Ngjarje tronditëse dhe shokuese për mbarë opinionin publik, është ajo që ka ndodhur në kryeqytetin grek Athinë, me viktimë një të ri shqiptar i cili u detyrua të bëjë skena perverse përballë dhjetëra të burgosurish e forcash policore.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, në rajonin policor Menidi në Greqi. Viktimë e skenave perverse ishte një i ri shqiptar, i datëlindjes 1989, emri i të cilit për arsye etike nuk publikohet.

I ndodhur si i ndaluar dhe në pritje për t’u dërguar për proces gjyqësor, 22 vjeçari shqiptar është vendosur në mjediset e paraburgimit të rajonit policor në Menidi (Athinë) prej pak javësh.

Por kurrë nuk ka menduar se do të detyrohej të bënte skena perverse të kërkuara me dhunë nga policët e rajonit.

Në zonën kryesore të mjediseve të paraburgimit, disa policë perversë, kanë nxjerrë të riun shqiptar përballë tyre dhe disa dhjetëra të burgosurve të tjerë, dhe e kanë detyruar të kryejë seks oral virtual.

Ata i kanë futur në gojë një send të qelqtë, të veshur me një prezervativ dhe e kanë detyruar djalin shqiptar që të bëjë lëvizje me gojë të sendit, pikërisht si një seks oral.

Duke mos u ndalur në fantazinë e tyre të pistë, policët e detyronin të riun shqiptar të lëpinte sendin e mbuluar me prezervativ dhe më tej i kanë bllokuar gojën me të.

Skena që ka zgjatur disa minuta, është parë nga rreth 20 të burgosur, kryesisht grekë, por edhe disa emigrantë e disa forca policie, të cilët edhe organizuan shfaqjen e ndyrë.

Pas këtij akti, i riu është rrahur ashpër nga policët që më tej kanë përmbyllur “shfaqjen” duke e mbyllur në një qeli.

Ngjarja është arritur të bëhet publike në sajë të një të burgosuri i cili ka komunikuar një ditë më pas me avokatin. Ngjarja u denoncua në një televizion të vogël lokal, i cili mbajti qëndrim kritik ndaj veprimeve shokuese të policëve.

Lidhur me këtë veprim, kanë reaguar autoritetet policore greke. Ata kanë marrë në pyetje policët e përfshirë në ngjarje dhe kanë zbardhur se të dyshuarit e kishin kryer aktin pervers në shenjë shpagimi dhe shembulli ndaj të tjerëve.

Sipas tyre, i paraburgosuri shqiptar kishte ndryshuar thëniet e tij lidhur me një vepër penale për të cilën akuzohej, vjedhje farmacie, duke deklaruar në prokurori, të dhëna të ndryshme me ato të deponuara pranë rajonit të tyre policor.

(noa.al)



No comments:

Post a Comment