Ndërtimet pa leje

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një nen të ligjit numër 9794 që i përket vitit 2007, i cili flet për ndërtimet pa leje, duke vendosur për autorët që kryejnë këtë vepër penalizimin e tyre nga gjobë deri në 2 vjet burg.

Gjykata Kushtetuese argumenton në këtë vendim se Kuvendi nuk mund të miratojë një ligj të ri apo shtesa në një ligj të mëparshëm me shumicë të thjeshtë votash, pasi këto ndryshime kërkojnë shumicë të cilësuar.

Në të kundërt, thotë Gjykata Kushtetuese, ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar mund ta humbasin rëndësinë e tyre duke u miratuar vetëm me shumicë të thjeshtë.

Për më tepër, thotë gjykata, respektimi i kriterit kushtetues ‘shumicë e cilësuar për sanksionimin e veprave penale në Kodin Penal’ është edhe në funskion të parimit të ‘sigurisë juridike’.

Për këtë, vijon Kushtetuesja, neni 15 fraksion A i ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit ku ndërtimet pa leje cilësohen si kundravajtje penale dhe autori i tyre penalizohet para ligjit, shfuqizohet sepse ai nuk është miratuar sipas kushteve të kërkuara në Kushtetutë.

Në nenin 15 fraksion A penalizohet gjithashtu edhe ai shtetas që kryen punime të ndërtimit me pasojë shtesa në sipërfaqe ndërtimore të lejes së ndërtimit.

Cështja e ligjit numër 9794 shkoi në Kushtetuese nga gjykata penale e Tiranës, e cila pezulloi gjykimin penal të pesë shtetasve në kryeqytet të akuzuar nga prokuroria për ndërtim pa leje. Kjo gjykate kërkoi në fund të vitit të shkuar shfuqizimin si të papajtujeshëm me Kushtetutën.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment