Aksident automobilistik, 4 të plagosur rëndë, 1 në koma

Pesë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e të mërkurës në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, si pasojë e përplasjes fatale të dy automjeteve.

Pesë shtetasit kanë marrë plagë të rënda në trup, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kome.

Burime zyrtare nga policia thanë se një nga mjetet drejtohej nga shtetasi Renato Toska, 22 vjeç ndërsa kishte si pasagjere shtetasen Majlinda Musta, 21 vjeçe. Mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi Sabri Muça, 42 vjeç, ndërsa me të udhëtonin Dritan Tashi dhe Gjergji Kuqja, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Tashmë pesë të plagosurit janë të shtruar në spitalin e Elbasanit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, raportoi Ora News.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment