Mlladic, familja kërkon ndihmë nga shteti.

Familja e ish-gjeneralit Ratko Mlladic ka ndërmend t’i kërkojë Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjes që të paguajnë shpenzimet për mbrojtjen e tij në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i ish-komandantit të serbëve të Bosnjes, i cili ka saktësuar se dje, Mlladic u vizitua në Hagë nga i biri Darko.

Sipas avokatit, ky i fundit i ka dorëzuar të atit një listë me këshilltarë dhe avokatë që ai mund t’i përdorë gjatë procesit.

Ratko Mlladic u arrestua më 26 maj në një fshat rreth 80 kilometra në veri të Beogradit, pas një arratije 16-vjecare.

Ai akuzohet nga gjykata e Hagës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid ndaj popullsive joserbe të Bosnjes.

(gazetaonline.net)



No comments:

Post a Comment