Miq vetëm në shtrat

 
A mund të funksionojë mes një burri dhe një gruaje, një marrëdhënie e ndërtuar vetëm mbi seks? Një pjesë e seksologëve përgjigjen "Po".

Dy individë që takohen vetëm për të bërë seks, i krijojnë një shoqëri shumë të këndshme njëri tjetrit kur takohen vetëm në periudha emergjence seksuale. Dhe, në këtë mënyrë mund të vazhdojnë për vite të tëra. Problemet lindin kur tërheqjet seksuale transformohen në dashuri. Në atë rast ai dhe ajo nisin të pretendojnë më shumë nga njëri-tjetri dhe kështu prishet magjia e seksit.

Cila është mosha mesatare e personave që zgjedhin miqësitë e bazuara mbi seks? "Nga 30-35 vjeç, më të rinjtë zakonisht nuk i parapëlqejë kënaqësitë e erosit të pashoqëruar nga përfshirja emotive", tregojnë seksologët.
Prishja e këtyre raporteve është e pashmangshme kur njëri prej partnerëve dashurohet me një person të tretë?

Megjithatë burrat shumë më tepër se gratë tolerojnë në këtë drejtim, dhe u pëlqen t'i kenë këmbët të mbështetura në dy shtretër. "Kjo, sepse mashkulli në dëshirën e tij për transgresion kërkon kështu t'i konfirmojë vetes dëshirën për autonomi. Kur arrin të joshë gra të tjera është njësoj si t'i thotë shoqes së tij: "Nuk e kam dorëzuar jetën time në duart tuaja, nuk e kam humbur pushtetin tim, bëj si të dua dhe kur të dua". Kurse gruaja që zakonisht nuk e përjeton një marrëdhënie të qëndrueshme si formë varësie të njërit nga tjetri nuk ka nevojë t'i tregojë asgjë askujt. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment