Ministria e Financave shqyrton ndryshimet në Buxhet

Ministria e Financave pritet të konkretizojë javën e ardhshme rishikimin e buxhetit 2011 me parametrat e tij të rinj.
Burime konfidenciale nga ky dikaster, bëjnë të ditur se, po shqyrtohen ndryshimet me specialistë të Ministrive të linjës për projektet e mundshme ku do të ndërhyhet. Më pas, këto ndryshime do të paraqiten në Qeveri për miratim.

Duke parë ecurinë e deritanishme në mbledhjen e të ardhurave, ky dikaster po analizon ecurine e investimeve në projekte, në mënyrë që fondet e mbetura pezull në disa projekte t’i kalojë në ato që po ecin më mirë. Vetëm pak ditë më parë Kryeministri Berisha është shprehur se, do të ulen shpenzimet për çdo institucion. Ndërsa është premtuar se edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment