Milani në gjurmët e Menez dhe Maksuell

Drejtuesit e Milanit janë duke menduar seriozisht për forcimin e ekipit, për të mbrojtur titullin e fituar këtë sezon, por dhe për të bërë një paraqitje dinjitoze në Ligën e Kampioneve. Pas marrjes së Mekses dhe Taio, Milani është në gjurmët e mesfushorit francez të Romës, Xheremi Menez dhe mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Maksuell. Siç bëjnë me dije mediat italiane, Milani tashmë ka arritur një marrëveshje me francezin dhe pritet që t’i bëjë një ofertë Romës. Shifra që Milani do të ofrojë për Menez nuk pritet që të shkojë më shumë se 10 milionë euro. Menez mund të luajë si gjysëmsulmues, por edhe si trekuartist. Ndërkohë, negociatat duket se janë në rrugën e duhur edhe për mbrojtësin brazilian, Maksuell. Ky i fundit është aktivizuar shumë pak këtë sezon dhe ka kërkuar që të largohet.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment