Meta: Basha fitues nga LSI-ja

Ilir Meta ne një interviste per Vizion Plus deklaron, se vota e 8 majit tregoi se LSI ka bere zgjedhje te drejta politike. Edhe pse “Aleanca për qytetarin” humbi bashkite e mëdha, aleati me i rendesishem i PD, Meta, vlerëson fitoren e votës popullore dhe fitoren e Tiranes duke i meshuar idesë, se Basha e ka fitoren fale kontributit te LSI. Ndërsa priten ndryshimet ne kabinetin qeverisës te drejtuar nga kryeministri Berisha; Ilir Meta i është shmangur pyetjes nëse do te jete serish pjese e ekzekutivit ne rast, se Gjykata e Larte e pushon çështjen ndaj tij. 8 maji ishte beteja e pare elektorale, ku PD dhe LSI garuan se bashku; edhe pse brenda partive ka mjaft rezerva ne lidhje me faktin, nëse demokratet votuan kandidatet e LSI dhe anasjelltas; vota e LSI ne rezultatin përfundimtar, është përcaktuese ne balancën mes dy aleancave.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment