Messi, ‘party’ me seks e alkool

Lionel Messi ka qenë protagonist i një skandali në apartamentin e tij. Ylli i Barcelonës e ka organizuar një ‘party’ bashkë me shokët e Kombëtares, vëllezërit Milito e Martin Palermo, ku nuk mungoi alkooli dhe seksi. Mediat argjentinase shkruajnë se ky rast mund ta prishë imazhin e ‘Topit të Artë’, vetëm disa ditë para se të fillojë Copa America.

Një skandal, i cili mund ta shkatërrojë imazhin e kampionit të Barcelonës, Leo Messi. Sipas të përditshmes ‘Libre’, ‘Topi i Artë’ ka qenë protagonist i një ‘party’, të cilin e përshkoi përdorimi i alkoolit dhe seksi, së bashku me vëllezërit Gabriel e Diego Milito dhe Martin Palermo, në një apartament i cili ndodhet në Puerto Madero, Buenos Aires.

“Festë me alkool, seks dhe vallëzim”, është titulli i ‘Libre’, i cili e vë në krye yllin e Barçës pas skandalit në apartamentin e tij në Puerto Madero, në një zonë VIP të Buenos Aires në Argjentinë.

Messi, i cili ka qenë organizatori i ndejës, përpos shokëve të Kombëtares argjentinase ka ftuar edhe shokë dhe ‘shoqe’ të tjera. Futbollisti më i mirë në botë ka vendosur kështu t’i shfrytëzojë në maksimum ditët e pushimit para fillimit të Copa Americas.

“Është e vërtetë. Pas një nate në diskotekë, kah ora 4 e mëngjesit një grup i është bashkuar veturës së tipit BMW të Lionelit për t’u transferuar në apartamentin e tij”, ka thënë ‘showgirl’ argjentinase Xoana Gonzalez, protagoniste e versionit jug-amerikan të “Dancing with the stars’.

Ajo ishte njëra nga të ftuarat për ta vazhduar ndejën me alkool dhe seks. “Mëkat që të pranishëm ishin shumë persona, në të kundërtën do ta shfrytëzoja rastin për të përfunduar në shtratin e tij. Apartamenti është normal, ka një plazma 32 inç, një kolltuk, gjithçka mjaft minimale. Kemi vallëzuar dhe kemi luajtur play station”, shton ajo. (gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment