Meshkujt dhe higjiena , çka shohin femrat.

Secila femër bashkëkohore e vlerëson mashkullin i cili kujdeset për dukjen e tij, gjegjësisht kur ka të përvetësuara shprehi higjienike dhe kujdes të përgjithshëm për vetveten.
Meshkujt e pastër të cilët e mbajnë veten konsiderohen seksi.

Kur e takojmë një person, ia shikojmë dhëmbët dhe duart, qoftë në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme. Duke u bazuar te dhëmbët dhe te duart mund të kuptohen shumë gjëra për gjininë e kundërt.

Nëse mashkulli del me thonj të papastër, lë të kuptohet se ai është joserioz dhe i papërgjegjshëm, dhe të cilit nuk i pengon nëse nuk ka jetë të rregullt.

Elementi tjetër janë dhëmbët, të cilëve duhet kushtuar kujdes të veçantë. Buzëqeshja e bukur është një nga faktorët e rëndësishëm në të cilën ‘bien’ edhe meshkujt edhe femrat. Mashkulli me dhëmbë të bukur është në përparësi që në start.

Gjëja e tretë të cilës duhet kushtuar rëndësi është aroma. Preferohet që mashkulli të ketë aromë mashkullorë, por jo shumë të rëndë.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment