Mero Baze drejt ndarjes, e shoqja kërkon divorcin

Gazetari Mero Baze, i cili për shumë vite ka qenë një nga njerëzit më të afërt me kryeministrin Berisha, aktualisht shumë prane liderit të opozites Edi Rama, po shkon drejt ndarjes me bashjëshorten e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga Tv NEWS24 i cili duke iu referuar burimeve pranë gjykatës së Tiranës informon se bashkëshortja e tij Alma Baze, ka paraqitur një kërkesë padi pranë kësaj gjykate, ku kërkon zgjidhjen e martesës. Në kërkesë padi kërkohet dhe lënia e fëmijëve nën kujdestarinë e saj.

Duke iu referuar kërkesë padisë zonja Baze i arsyeton kërkesën për zgjidhjen e martesës “si pasojë e mosmarrëveshjeve vitet e fundit, marrëdhënia jonë bashkeshortore është tronditur dhe acaruar deri në atë masë saqë martesa ka humbur qellimin e saj”.


(vipat.info)

No comments:

Post a Comment