KQZ nis numërimin në orën 10:00, Basha kryeson me 83 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nis numërimin e votave të kontestuara në Tiranë në orën 10:00. Gjatë numërimit të bërë dje në ambientet e KQZ-së, kandidati i PD-së, Lulzim Basha ka arritur të ruaj avantazhin duke arritur në 83 vota.

Grupet e numërimit të KQZ-së dje kanë hapur 156 kutitë e votimit në njësinë numër një në Tiranë. Në të gjitha kutitë e kësaj njësie janë gjetur 28 votat për kandidatin Basha dhe 26 për kandidatin Edi Rama.

KQZ pritet që sot të nis me numërimin e kutive në njësinë bashkiake numër dy.



(noa.al)

No comments:

Post a Comment