Me syte dhe veshet nga Kolegji: Kater vendimet qe mund te merren pas pak.

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë paraditen e sotme padinë e tretë të Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë.
Teksa ka rrëzuar dy kërkesat e para, Kolegji duhet të shprehet sot për kërkesën më të rëndësishme: A janë apo jo të vlefshme votat e hedhura në kutinë e gabuar? Seanca do të nisë në orën 10:00 me pretendimet e PS-së dhe më pas do të vazhdojë me arsyetimin juridik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si palë e paditur dhe PD-së si palë e interesuar.
Por vendimi i dytë i Kolegjit, me relator Tom Ndrecën duket sikur e ka ezauruar kërkesën e PS-së për fletët në kutinë e gabuar. Edhe pse nuk është pyetur për fletët e votimit, në vendimin e dhënë të premten e kaluar kolegji është shprehur se asnjë nen i Kodit Zgjedhor nuk pengon rivlerësimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar. Juristët e PS-së janë shprehur se në këtë rast pesëshja gjykuese ka tejkaluar kompetencat pasi i është përgjigjur një çështje që nuk ka qenë në kompetencën e tij.


Vetë Kolegji në vendim ka pohuar se mund të përgjigjet vetëm për çështjet që pyetet (faqja 8 e vendimit), por më pas ka vendosur të shprehet për një çështje që nuk është objekt i shqyrtimit (faqja 17 e vendimit).


Ky paradoks i Kolegjit i jep mundësinë KQZ-së dhe PD-së që të kërkojnë rrëzimin e kërkesës së PS-së pasi gjykata është shprehur një herë për fletët në kutinë e gabuar. Nëse ndodh kjo hyn në lojë kërkesa e dytë e PS-së: Mospërputhja e numrit të votave me numrin e njerëzve që kanë votuar më 8 maj. Shifrat zyrtare të KQZ-së kanë nxjerrë në pah mospërputhje të dukshme mes numrit të personave që kanë votuar në zgjedhje dhe faktit që në kuti janë gjendur më shumë vota se sa votues.


Sipas KQZ-së, në të gjithë Tiranën janë gjendur 870 vota më shumë se sa persona kanë marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa në 117 kutitë e rihapura nga KQZ kanë dalë 357 fletë votimi më shumë se sa njerëz që kanë votuar. "KQZ, nga hetimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit për kryetar Bashkie në 117 kutitë ku ka ndërhyrë, ka vlerësuar 357 fletë votimi më shumë se vullnete të shprehura. Nga tabela përfundimtare nuk përputhet asnjë komponent i mësipërm, që do të thotë se tabela përfundimtare e rezultatit është një tabelë alogjike në lidhje me shifrat dhe nuk mbështetet mbi të dhëna reale.


Nëse KQZ do kishte vepruar në zbatim të nenit 123 për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar duke u referuar tek tabelat 11 minibashkive dhe procesverbaleve të 485 grupeve të numërimit, rezultati do të ishte real",- thuhet në kërkesën e PS-së, e cila do të shqyrtohet sot nga Kolegji.


4 versionet e vendimit që mund të marrë sot Kolegji


Sipas juristëve të konsultuar mbrëmë nga Shekulli janë së paku katër, versionet e vendimeve që mund të marrë sot Kolegji Zgjedhor:


1
- Kolegji i shpall "votat e hedhura në kutitë e gabuara" të pavlefshme. Ky vendim e detyron KQZ të ribëj tabelën përmbledhëse duke hequr këto vota. Kjo e kthen situatën në rezultatin e dalë nga numërimi i rregullt i 8 majit, para se KQZ të hapte kutitë dhe të shpallte një rezultat të dytë


2
Kolegji i shpall "votat e hedhura në kutitë e gabuara" si të vlefshme dhe le në fuqi tabelën përmbledhëse të KQZ-së. Në këtë version, Kolegji shpall "pushimin e ankimimit" të PS për punën e mosrakordimit të shifrave pra nuk merret fare me këtë detaj të rëndësishëm ku është mbështetur shpresa ligjore e PS-së. Lënia në fuqi e tabelës së KQZ-së do të thotë që si rezultat përfundimtar Kolegji njeh jo rezultatin e dalë nga numërimi i 8 majit, por rezultatin e shpallur nga KQZ pas hapjes së kutive.


3
- Kolegji i shpall të vlefshme "votat e hedhura në kutitë e gabuara" por detyron KQZ-në të zgjidh pikëpyetjen e madhe të mosrakordimit të shifrave, pra të numrit të ndryshëm vota-votues. (pra nuk shpall "pushim ankimimi" për kërkesën e PS-së mbi shifrat. Në këtë version, i kalon KQZ-së detyrimi të rimerret me tabelën përmbledhëse, dhe ky version vendimi i rikthen palëve të drejtën e ankimimit, pasi automatikisht rivendos afate të reja për procedurat


4

- Kolegji shpall pavlefshmëri totale të zgjedhjeve, çka e dërgon situatën në një rivotim në Tiranë. .

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment