Maqedoni, arrestohet ish-ministri i brendshëm

Ish-ministri i brendshëm maqedonas dhe lideri i një partie minore, Lube Boshkovski u arrestua sot pasdite në një nga restorantet luksoze në Shkup. Boshkovski sic bëhet e ditur nga dëshmitarë okularë që njoftuan për agjencinë e lajmeve INA u arrestua nga njësiti i ndërhyrjes së shpejt dhe ekipe speciale policore në restorantin "Vodenica" në Shkup, një lokal i mirënjohur elitar, ku ai po qëndronte me disa nga bashkëpunëtorët e tij.


Jozyrtarisht bëhet e ditur nga MPB se, Lube Boshkovski, lideri i partisë Të Bashkuar për Maqedoninë u arrestua për financim jolegal të fushatës zgjedhore. Kohë më parë ai ishte akuzuar edhe për financim të partisë së tij nga burime të fshehta dhe të dyshimta, duke përmendur edhe partinë AAK dhe liderin e saj Ramush Haradinaj në Kosovë. Boshkovski ishte një nga oponentët e ashpër të partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai njihet edhe si i akuzuari për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në luftën e vitit 2001 në fshatin Luboten të Shkupit.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment