Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames

Shumica e magjistarëve janë të aftë për bëma të pabesueshme, por magjistari britanik Dynamo
, emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, ka mahnitur Britaninë e Madhe, duke ecur mbi lumin Thames në Londër. Në fund e “kapi” varka policore.

Dëshmitarët e habitur okularë ishin të pranishëm gjatë ndërmarrjes që Dynamo e kreu për shoun e tij të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”.

Siç transmetojnë mediet britanike, në emisionet e ardhshme është paralajmëruar shndërrimi i borës në diamante në malet austriake.

Frayne i ka mësuar këto aftësi nga gjyshi, dhe duke u rritur i ka zhvilluar edhe më shumë, duke i kombinuar me elemente dance e hip hop.



(kuriozitete.net)






No comments:

Post a Comment