Lucio kërkon kontratë dyvjeçare,

Lucio shpreson që Interi t’ia ofrojë vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet.
Spekulohej se mbrojtësi brazilian mund të largohet këtë verë nga San Siro, me 33 vjeçarin që shihej më afër klubit spanjoll Malaga.

“Dëshiroj të mbetem në Inter, por me kusht që kontrata ime të vazhdohet deri në qershor të vitit 2014”, ka thënë Lucio për Gazzetta dello Sport.

Lucio iu bashkua Interit nga Bayern Munich në verën e vitit 2009.

Ai ka kontratë me Nerazzurrët deri vitin e ardhshëm. Interi i ka ofruar brazilianit kontratë njëvjeçare.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment