Kryeministri i implikuar në rastin e PTK-së.

Hetimet e EULEX-it në PTK ngrenë dyshime edhe për presion qeveritar. Drejtori i PTK-së, Shyqri Haxha, gjatë intervistës para hetuesve në fillim të hetimeve, ka thënë se për nënshkrimin e kontratës me Dardafon.net, e cila nga prokuroria është vlerësuar si e dëmshme për PTK-në, ka pasur presion nga kryeministri Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore. Më vonë, kur është intervistuar nga prokurori si i dyshuar, Haxha ka mohuar deklarimin e mëparshëm, duke thënë se nuk ka pasur presion nga Thaçi.





(gazetaonline.net)



No comments:

Post a Comment