Lil Wayne kërkon beatboxer, Noga flet për marrëveshje

Reperi amerikan, Lil Wayne, ka thënë se është në kërkim të një talenti në ‘beatbox’ për të realizuar një bashkëpunim për albumin e tij të ri “Charter IV”.
Fjalët e Lil Wayne vijnë vetëm pak ditë pasi tinejxheri kosovar, po ashtu i talentuar në beatbox, Noga, kishte thënë se dëshiron ta fitojë konkursin për të bashkëpunuar me Lil Wayne dhe se për këtë ka përgatitur një shumë të madhe parash.
“Njerëz, a është dikush i aftë në beatbox? Ahh, mund të paraqiteni këtu, më duhet dikush për Charter IV”, kishte shkruar Lil Wayne në Twitter.Nga ana tjetër, Noga është i bindur se ai do ta sigurojë bashkëpunimin, aq sa për mediumet ka filluar të flasë për zyrtarizimin e marrëveshjes, megjithëse i pyetur nga Telegrafi ka refuzuar të japë ndonjë fakt zyrtar për këtë.

(telegrafi.com)






No comments:

Post a Comment