Fustani i Lady Diana shitet për 800 mijë dollarë

Fustani të cilin princesha britanike Diana e ka bartur para 26 vjetësh, kur me John Travoltën pati vallëzuar në Shtëpinë e Barhë në Washington, është shitur në një auksion në Toronto të Kanadasë për 800 mijë dollarë kanadezë (821 mijë dollarë amerikanë).

Gjatë darkës solemne në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985, princesha e ndjerë britanike ka bartur një fustan mëndafshi ngjyrë teget, që e kishte krijuar Victor Edelstein, kurse pas darkës Diana kishte vallëzuar me aktorin John Travolta. Ky fustan tashti u shit për 800 mijë dollarë kanadezë.

Përveç këtij fustani, shtëpia e shitjeve Vadington ka shitur edhe disa fustane të tjera që i kanë takuar princeshës.

(gazetatema.net)




No comments:

Post a Comment