Libi, 30 civilë humbën jetën nga sulmet ajrore

Të paktën 30 civilë humbën jetën nga sulmet ajrore në rrethinat e qytetit të Axhidabias, në Libi si pasojë e një sulmi ajror të NATO-s, bëri të ditur televizioni vendas Al Arabiya TV.

Sipas agjencisë Reuters, që referohet thënieve edhe të dëshmitarëve okularë nga spitali lokal në mes të viktimave janë gra, fëmijë dhe pleq.
shkatërruan edhe 6 bateri anti-ajrore që kontrolloheshin nga rebelët për t’iu kundërvënë forcave të Gedafit.

Ndërkohë, sulmi nuk është konfirmuar ende nga zyrtarë të NATO-s. Nëse vërtetohet se ishte sulm i Aleancës, do të ishte i dyti i ndërmarrë gabimisht.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment