Leo Messi dhe vëllezërit Milito përfshihen në skandal rozë

Një skandal me ngjyra rozë rrezikon të trondisë kampionin e Barcelonës Leo Messi.
Sipas të përditshmes argjentinase, “Libre” fituesi i topit të artë së bashku me vëllezërit Milito edhe këta lojtarë të kombëtares argjentinase kanë qenë protagonistët e një mbrëmjeje ku ka sunduar seksi dhe alkoli.

Sipas po kësaj gazete, festa është zhvilluar në apartamentin e Messit që është në zonën vip të kryeqytetit argjentinas.

“Pleshti” ka vendosur t’i kalojë në mënyrë të shfrenuar pushimet para Kupës së Amerikës.

Lajmi bazohet në thëniet e modeles argjentinase Xoana Gonzalez, e cila ka qenë prezente në këtë mbrëmje.


(top channel)

No comments:

Post a Comment