Lejdi Gaga serish në turne

Diva amerikane e muzikës pop, Lejdi Gaga, ka paralajmëruar se për vitin e ardhshëm planifikon një turne maratonik.
Këngëtarja ka theksuar se dëshiron që kah fundi i këtij viti të fillojë provat për turneun e ri dhe ka shpjeguar se nuk ka nevojë për pushim, pasi që në maj ka përfunduar turneun dyvjeçar “Monster Ball”.
“Kemi plane për vitin e ardhshëm, por duhet të nis provat në fund të këtij viti”, ka thënë Gaga për MTV.
“Kjo është ajo që punoj tash. Koha është edhe për një maratonë. Nëse njeriu vrapon në maratonë, kur arrin te caku, nuk ndalet dhe i thotë vetes se kur të kalojë linjën çdo gjë do të ketë mbaruar. Njeriut atëherë duhet të vrapojë sa më shpejt që të jetë e mundur që të arrijë atje”, ka shpjeguar Lejdi Gaga.
“Për mua, pyetja e vërtetë është sa maratona mund të vrapoj? Sa ëndrra mund të realizoj? Jo për mua, por për fansat e mi”, është shprehur këngëtarja.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment