Lazio ofron Muslerën për Canën

Bisedimet për transferimin e mesfushorit kosovar, Lorik Cana në Lazio kanë marrë një kahje tjetër, por gjithnjë me të njëjtin qëllim, kalimin e tij në klubin romak. Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, portieri Fernando Muslera është në prag të largimit nga klubi dhe presidenti Claudio Lotito tashmë ka filluar të mendon për dërgimin e tij në tribuna sikurse që kishte bërë me sulmuesin Pandev (para transferimit të tij në Inter) dhe mesfushorin Ledesma (para vazhdimit të kontratës).

Lazio e vlerëson reprezentuesin uruguaian në 10 milionë euro.

Mirëpo, zgjidhja vjen nga Galatasaray dhe trajneri i ri i gjigantit turk, Fatih Terim. Lazio dhe Galatasaray thuhet se kanë filluar të diskutojnë rreth një shkëmbimi të Muslerës me Canën. Kosovari është njëri prej objektivave kryesore të Lazios për transferim gjatë afatit kalimtar të verës. Me largimin e Musleras Lazio do të vihet pas portierit të Cagliarit, Federico Marchetti.

(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment