Laptopi i ri i Samsung mbushet me energji diellore

Të gjithë amerikanët dhe rusët që duan të kujdesen për ambientin, dhe të jenë miqësor me të, tani e kanë mundësinë të blejnë një laptop i cili mbështetet me energji diellore.

Brenda pak ditësh, kompania Samsung do ta lansojë modelin e saj të ri të laptopit - Samsung NC215S Solar Powered, i cili fillimisht do të lansohet në SHBA dhe Rusi.

Laptopi i cili e kursen energjinë dhe furnizohet me energji diellore, më 3 korrik do të jetë në dispozicion në tregun amerikan.
Samsung NC215S duhet t’i ekspozohet diellit për më shumë se dy orë, për të fituar një orë energji për punë në laptop.

Për më shumë, Samsung thotë se kur ju e mbushni laptopin me energji, kohëzgjatja e punës me të mund të shkojë deri në 14 orë përdorimi.

Për më shumë, Samsung NC215S posedon edhe ekranin me 10.1 inç, 1024 x 600 piksel, 1GB RAM, procesorin 1.66 GHz Intel Atom N570 dual-core, ndërsa me të gjitha këto karakteristika i njëjti pritet të kushtojë rreth 400 dollarë. 
(Telegrafi,com)

No comments:

Post a Comment