Ja adoleshenti që sulmoi CIA-n nga kompjuteri i tij

Një adoleshent britanik dyshohet se ka organizuar sulmin mbi kompjuterat e CIA-s, senatit amerikan dhe kompanisë Sony nga dhoma e tij e gjumit. Ryan Cleary, 19 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij në një aksion të përbashkët nga Scotland Yard dhe FBI.

Ai u arrestua pasi ndërmori një sulm edhe ndaj njësisë britanike për krimet e rënda, e njohur edhe si FBI britanike. Grupi i tij njihej me emrin LulzDec. Tani adoleshenti mund të ekstradohet dhe mund të dënohet deri në 60 vjet burg. Nëna e djalit thotë se ai vuante nga agorafobia dhe nuk ishte larguar nga dhoma prej katër vitesh.( gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment