Lady Gaga në Japoni

Një turmë madhështore është mbledhur në aeroportin ndërkombëtar të Tokios, për të pritur mbërritjen e Lady Gaga.

Këngëtarja ka ardhur në Japoni për të marrë pjesë në spektaklin e organizuar nga MTV për Kryqin e Kuq japonez.

Stefania Germanota, emri i vërtetë i artistes amerikane, u ka treguar fansave aziatikë dhe mediave byrzylykun e saj të solidaritetit me shkrimin “Ne lutemi për Japoninë”.

Shfaqja e madhe për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit do të mbahet më 25 qershor.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment