Kinë, përmbytjet shkaktuan 175 të vdekur

Përmbytjet e këtij muaji në jug dhe në lindje të Kinës kanë marrë të paktën 175 jetë njerëzish, ndërsa 86 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ministria kineze e Puneve Civile flet per te pakten 13 provinca te prekura nga vershimi i ujërave, pasoje e reshjeve te dendura te shiut te nisura ne 3 qershor. 1,6 milione njerez jane shperngulur ndersa humbjet ekonomike direkte llogariten ne 5 miliarde dollare.

Permbytjet i dhane fund thatesires me te madhe ne gati gjysme shekulli qe kishte goditur jugun e vendit. Por edhe ata qe luteshin per shi, padyshim nuk kerkuan kaq shume. Vershimi i ujrave, me i rendi ne 56 vjet, erdhi nje muaj pasi qeveria kineze e pranoi se diga 'tre grykat' , pjese e kompleksit me i madh hidroenergjetik ne bote, kishte probleme serioze dhe paralajmeroi per katastrofa te mundshme.

Fillimisht, zyrtaret e mburren aftesine e diges per te kontrolluar impaktin e permbytjeve qe kercenojne cdo vere delten e lumit Jance. Por me shume se 1.000 qyteza dhe fshatra aty prane u mbuluan nga uji gjate punimeve per ndertimin e barrieres gjigante prej betoni, dhe qe nga ngritja e diges, rreshqitje masive toke dhe nje ndotje e madhe e mjedisit kane pllakosur zonat perreth. Metereologoet thone se rrebeshet ne rajon do te vazhdojne edhe per disa dite.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment