Lacio, Klose ka firmosur për dy vjet

Është zyrtare: Miroslav Klose është një futbollist i Lacios. Ish sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka firmosur një kontratë që e lidh me Lacion për dy sezonet e fundit.

Ka mjaftuar një vizitë e menjëhershme në San Sebastiano, në rezidencën e presidentit Lotito, për të vendosur gjithçka.

Futbollisti gjerman, i shoqëruar nga gruaja dhe prokurori Alexander Shutt, pas gjysmë ore ka lënë vilën së bashku me drejtuesin sportiv Igli Tare. Sot do të kryhen vizitat mjekësore.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment