Kuvend, sot votimi për regjistrimin etnik e fetar.

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në senacën plenare të radhës, ku pritet ë miratohen një sërë projektligjesh.Në rendin e ditës të punimeve të sotme, mes shumë projektligjesh që janë për miratim, i rëndësishëm është kalimi me procedurë të përshpejtuar i projektvendimit për regjistrimin etnik e fetar, që sipas ministrit Genc Pollo do të nisë zbatimin në muajin tetor.

Projektvendimi “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 “Për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave” të ndryshuar” është lënë të diskutohet si pikë e fundit e rendit të ditës e mandej do të kalojë për votim.

Gazeta “Panorama” ne kryeartikullin e sotem boton detaje rreth projektligjit prej 20 nenesh, qe parashikon gjobe deri ne 100 mije leke per te gjithe ata qe mashtrojne lidhur me kombesine dhe me fene e deklaruar.

Menyra e regjistrimit eshte pasuar me debate te shumta dhe kundershtime te hapura nga ana e Aleances Kuq e Zi, qe dorezoi edhe nje peticion me firmat e shume shqiptareve qe e kundershtojne.(panorama.com.al)




No comments:

Post a Comment