Kush janë pronarët e makinave më të shtrenjta në Tiranë?

Sipas një shkrimi të publikuar në të përditshmen Shekulli, tre makinat më të shtrenjta në Tiranë janë në pronësi të Armando Dukës, kreu i FSHF, të Zamir Manes, biznesmeni i QTU dhe të Artan Menes, të kompanisë Deka.

-Makina më e shtrenjtë është ajo e Zamir Manes, një Bentley Mulsanne, 6750 kubik biturbo, 505 kuaj fuqi, motor me 8 cilindra, kontroll të veçuar të amortizatorëve, e cila ka kushtuar 330 mijë euro.

-Më pas vjen makina e Armando Dukës, një Bentley Continental, 6 mijë kubik V12, arrin 100 km në orë për 5 sekonda, një kombinim i modeleve Rolls Royce me Maybach, që ka kushtuar 235 mijë euro. Vetëm dogana i ka kushtuar 25 mijë euro.

-Në vend të tretë është Audi R8 Coupe i Artan Menes. Makina ka kambio DSG me dopio freksion, 420 kuaj fuqi e ka kushtuar 140 mijë euro.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment