Kriza e euros mund të përhapet në Belgjikë dhe Itali

Presidenti i eurozonës, Zhan-Klod Junker, ka paralajmëruar të shtunën se kriza financiare që ka të bëjë me euron mund të përhapet edhe në Belgjikë dhe Itali.
Ai në një intervistë për gazetën gjermane “Zidojqe Cajtung” ka thënë se bankrotimi mund të përhapet në Portugali dhe Irlandë, ndërsa për shkak të borxheve të larta mund të zgjerohet edhe në Belgjikë dhe Itali, madje më herët se sa në Spanjë.
Sipas vlerësimeve të tij, nëse sektori privat përfshihet në planin për shpëtimin e Greqisë, në rastin më të keq agjencia për vlerësimin e rejtingut mund ta vendosë Athinën në kategorinë e “vendeve të paafta për të paguar”, gjë e cila do të kishte pasoja katastrofale për euron.
“Po luajmë me zjarrin”, ka tërhequr vërejtjen Junker.
Vendosja eventuale e Greqisë në këtë kategori do të kishte pasoja dramatike edhe për vendet tjera të eurozonës, në mesin e të cilave janë Portugalia dhe Irlanda, mandej Belgjika dhe Italia.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment