Kosovë, Kurti thirrje për protestë popullore në 22 qershor

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë në datën 22 qershor për të kundërshtuar qeverinë e cila sipas tij po vjedh vendin.

Në një konferencë për shtyp lideri i partisë së dytë opozitare në Kosovë, Kurti theksoi se me këtë protestë popullore do t`i ngushtohet rrethi kryeministrit Hashim Thaçi, i cili sipas tij po mundohet të zgjasë manditin e tij duke shitur PTK-në dhe duke hequr dorë nga veriu.

Gjithashtu Kurti theksoi se do të kërkojë edhe nga organizata e parti të tjera që t`i bashkohen protestës së “Vetëvendosjes”.
(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment