Konferenca ballaknike në Ohër, Kosova e padëshiruar

Konferenca e pestë e shefave të shtatmadhorive të armatave nga vendet ballkanike ballkanike do të mbahet sot në Ohër ku Kosova nuk është ftuar.
Asnjë një përfaqësues i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk do të marrë pjesë dhe nuk dihen arsyet për mos ftesën e kosovarëve.

Konferenca kryesohet nga shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Mirosllav Stojanovski dhe në të do marrin pjesë shefat e SHM të forcave të armatosura (FA) të Shqipërisë, gjenerali brigadier Maksim Malaj, i FA të Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral-nënkoloneli Milladin Millojçiq, i Bullgarisë, gjenerali Simeon Simeonov, si dhe zëvendësat e SHM të Greqisë, gjeneral-nënkoloneli Georgios Nakopulos, i Rumanisë, gjeneral-nënkoloneli Dan Gika-Radu, i Serbisë, gjenerali Milloje Miletiq, komandanti i Armatës së tretë turke, gjenerali Jallçin Ataman dhe SHM i FA të Malit të Zi, viceadmirali Dragan Samarxhiq.

Gjithashtu në rolin e mysafirëve do të marrin pjesë zëvendës kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, gjeneral-nënkoloneli Valter Gaskin, komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli, admirali Samuel Loklier, zëvendësi i drejtorit për planifikim të komandës së forcave të SHBA-së në Evropë, Majkëll Rajan, zëvendësi i SHM të FA të Sllovenisë, kontra admirali Renato Petriç dhe zëvendësi i SHM të FA të Kroacisë, kontra admirali Zdenko Simiçiq.
Në hapjen e konferencës së pestë të shefave të shtatmadhorive nga Ballkani, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, i cili do të mbajë fjalim para të pranishmëve.
Në fokus të konferencës së pestë të SHM të armatave nga vendet ballkanike pritet të përforcohet bashkëpunimi në fushën e stërvitjes dhe ushtrimeve, përforcimi i marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, si dhe vazhdimi i proceseve të filluara për përballje të ndërsjellë me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të iniciuara në konferencat paraprake. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment