Kompiuteri desktop i Hannspree

 
Hannspree ka nxjerrë në treg kompiuterin desktop SN22A1, një model që ka parametra të larta dhe për më tepër edhe një çmim të lirë.

Bëhet fjalë për një kompiuter që operon me sistemin Microsoft Windows Home Premium, me një ekran 21.5-inch me prekje të shumfishtë, ka një procesor Intel dual-core D510 1.66GHz, 3GB/RAM, një memorje e integruar 320 GB, lexues i kartës së memorjes, katër porta USB-je, WiFi, Bluetooth dhe një kartë e integruar 1.3 megapiksel.

Ky kompiuter desktop i Hannspree është aktualisht në treg dhe çmimi i tij është 574 dollarë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment