KE: Buxheti për 2011 rrethohet nga rreziku

Komisioni Evropian përmes një komunikate për mediet ka theksuar rëndësinë e disiplinës fiskale si parakusht për një mjedis të qëndrueshëm makroekonomik dhe investime në Kosovë.

KE shprehet i shqetësuar “rrezikun që rrethon buxhetin e vitit 2011 dhe financimin e deficitit”.

KE thotë se autoritetet kosovare kanë shpjeguar hollësisht programin ekonomik të miratuar së fundi nga Qeveria dhe planin shoqërues të veprimit.

“Komisioni theksoi nevojën për prioritizimin dhe radhitjen e masave të ndryshme të parapara dhe përvijimin e tyre me veprimet në kuadër të Planit të Veprimit të Qeverisë për Partneritet Evropian si dhe me strategjitë tjera, që gjithashtu ndikojnë në aktivitetet ekonomike dhe të punësimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

“Këto masa duhet të vlerësohen kundrejt efekteve të mundshme negative anësore dhe të analizohet si duhet ndikimi i tyre fiskal”, ka qenë kërkesa e Komisionit Evropian.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment