Çmimet rekord, një rrip “Gucci” kushton 6 mijë dollarë

Bota e modës bënë lajm me çmimet e larta edhe në kohë krize ekonomike. Rripi më i fundit i prodhuar nga marka, “Gucci” ka dalë në shitje me një çmim prej 6 mijë dollarësh.

Rripi është dizenjuar nga stilisti Alexander Amosu. Por nuk janë format apo cilësia e rripit ajo që e bëjnë të shtrenjtë atë. Aksesori është i punuar me diamante të llojeve dhe të cilësive të ndryshme. Rreth 350 diamante janë vendosur në logon e markës “Gucci”. Alexander Amosu njihet për punimet e tij në teknologji, si vendosja e diamanteve në kompjuter dhe në telefonat e shtrenjtë. Ndërsa punimi i një rripi me diamante duket se është një kërkesës që i është bërë stilistit nga një yll i njohur i muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment