Kamera që do të lehtësojë ekzaminimet e stomakut

Një kamera e vogël në një kapsulë mund të jetë përgjigja e lutjeve të mijëra pacientëve të cilët kanë probleme me endoskopinë.

Kjo kapsulë e vogël do të bëjë të mundur që ekzaminimet e stomakut të jenë një përvojë pak më e këndshme se zakonisht. Shkencëtarët japonezë dhe hulumtuesit mjekësorë thonë se pajisja "nëndetëse" - e cila është quajtur "Sirena"- është e para kamera në botë e cila mund të notojë në traktin e tretjes së njeriut.

"Forma e saj duhet të ishte diçka që njerëzit mund ta gëlltisin pa problem, dhe e tillë që nëpërmjet saj të merren foto brenda trupit" tha Kazuhide Higuchi e Osaka Medical College.

Kamera është akoma në fazën e prototipit dhe do të duhen disa vite përpara se të vihet në përdorim praktik.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment