Juve i interesuar për Alvaro Negredon

Juventusi raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Sevillas, Alvaro Negredo.

Radio Marca ka bërë të ditur se Juventusi ka kërkuar nga Sevilla të caktojë çmimin për sulmuesin spanjoll.

Megjithatë vetë Negredo ka deklaruar se dëshiron të mbetet te Sevilla dhe nuk do të mendojë as një rikthim te ish-klubi i tij Real Madrid këtë verë.

Edhe Manchester City është duke u lidhur me një transferim të lojtarit.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment